AKTUALITET /

Protesta e PD, 6 efektivë të lënduar! Transportohen tek Trauma

Shkruar nga Versus

Protesta e PD, 6 efektivë të lënduar! Transportohen tek Trauma

Gjatë tubimit të zhvilluar nga Partia Demokratike, i cili u përshkallëzua edhe në përplasje me forcat e rendit, u lënduan 6 efektivë policie.

Efektivët janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe në QSUT. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

''Policia e Shtetit, gatë tubimit u bëri thirrje, nëpërmjet Qendrës së Zërit, pjesëmarrësve në tubim të mos ushtronin akte dhune dhe të mos sulmonin punonjësit e Policisë me bomba molotov dhe lëndë piroteknike, por një pjesë e pjesëmarrësve sulmuan punonjësit e Policisë.

Policia e Shtetit kishte marrë masa për ruajtjen e institucioneve, rendit dhe sigurisë publike dhe mbetet tërësisht e angazhuar, për të garantuar ushtrimin e së drejtës qytetare për të protestuar. Njëkohësisht, dënon me forcë aktet e dhunës së përsëritur ndaj punonjësve të Policisë në krye të detyrës, si dhe ndaj institucioneve shtetërore''- thuhet në njoftim. Versus.al

Poll