AKTUALITET /

Protesta qytetare/ Mesazhi i prindërve të Martinit: Nuk është e lehtë ta pranojmë, por kujtimi yt do të mbetet i gjallë përgjithmonë

Shkruar nga Versus
Protesta qytetare/ Mesazhi i prindërve të Martinit: Nuk

Ndërsa qytetarët janë duke protestuar, duke kërkuar të drejtën për Martin Canin, Angel dhe Florinda Cani, prindërit e nxënësit të vrarë u kanë drejtuar një tjetër mesazh.

Në mesazhin e tyre, ata shkruajnë se Martini ishte një dritë e pastër, një fëmijë plot me ëndërra dhe dashuri, por një akt i trishtë e mori nga kjo botë.

Mesazhi i prindërve të Martin Canit:

Martini ynë shtrenjtë ✨

Sot dhimbja është e pafund, zemrat tona janë të copëtuara nga humbja jote e padrejtë dhe e pakuptueshme. Ti ishe një dritë e pastër, një fëmijë plot ëndrra dhe dashuri, i cili preku zemrat tona me qetësinë dhe gëzimin tënd të brendshëm.

Një akt i trishtë dhe i pashpirt na mori ty nga kjo botë, por ne e dimë se tani je lart, mes engjëjve, duke na mbrojtur. Tani je një yll që shkëlqen në qiell, një ëngjëll që na sheh me buzëqeshjen tënde të ëmbël, duke na dhënë forcë dhe ngushëllim në këtë kohë të vështirë.

Nuk është e lehtë ta pranojmë këtë dhimbje, por kujtimi yt do të mbetet i gjallë përgjithmonë. Çdo herë që shohim qiellin, do të të ndjejmë pranë, duke na kujtuar të dashurojmë më shumë, të falim dhe të mbrojmë njëri-tjetrin.

Martinin, pusho në paqe, engjëlli ynë i vogël. Të duam pafund dhe do të të mbajmë gjithmonë në zemrat tona. Kujtimi yt do të jetë gjithmonë një dritë që na udhëheq.

Përgjithmonë i yni ????????

Familja dhe të gjithë ata që të deshën pa masë. ❤️

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: