
Personi që shihni në foton e mëposhtme është 48 vjeçari, Kamber Sulçaj i cili është shpallur në kërkim pasi dyshet se ka vrarë biznesmenin italian Edoardo Sarchi.
Sipas hetimet, sulmi ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes Kamber Sulçes dhe Sarchit, si dhe shoqëruesve të tij.
Sulçe dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska ndaj tyre dhe automjeteve të tyre, ku biznesmeni italian humbi jetën.

Nga vendngjarja u sekuestruan automjetet e viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu. Gjatë kontrolleve në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, policia gjeti të fshehura automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur autori, ndërsa në një çantë të hedhur në shkurre u sekuestruan dylbi me rreze infra, dylbi termike, një mbajtëse arme dhe një elektrik dore.
Kontrollet e mëtejshme në banesën e 48-vjeçarit dhe të familjarëve të tij në Mesaplik e Vlorë zbuluan rreth 2.5 milionë lekë (në lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak, 450 fara të dyshuara kanabisi dhe 2 kasaforta./Versus.al







