AKTUALITET /

Punëtori ra nga pallati dhe vdiq, arrestohet administratori i firmës së ndërtimit

Administratori i firmës akuzohet se nuk ka mbajtur përgjegjësi për respektimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

Shkruar nga Versus

Punëtori ra nga pallati dhe vdiq, arrestohet administratori i firmës

Tiranë- Ditën e djeshme një punëtor ndërtimi 58 vjeçar humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga lartësia e pallatit ku punonte. Për ngjarjen , policia ka arrestuar sot administratorin e  firmës së ndërtimit ku ishte i punësuar 58 vjeçari.

Ndaj administratorit të identifikuar si Dh.M, 47 vjeç, rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: