AKTUALITET /

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke, përplasi makinat e policisë në përpjekje për t’u arratisur, në pranga 42 vjeçari

I dyshuari është identifikuar si Enis Vrapi, 40 vjeç, i cili vetëm 12 ditë më parë ishte arrestuar në banesën e tij në rrugën “Fortuzi”, pasi qëllonte me një armë lodër që prodhonte zhurmë të ngjashme me armët e zjarrit, duke shqetësuar banorët përreth. 42 vjeçari vetëm 12 ditë më parë ishte arrestuar në banesën e tij në rrugën “Fortuzi”, pasi qëllonte me një armë lodër që prodhonte zhurmë të ngjashme me armët e zjarrit, duke shqetësuar banorët përreth.

Shkruar nga Versus
Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke, përplasi makinat e
Pamje nga aksioni për arrestimin e 42 vjeçarit

Një ngjarje e ngjashme me skenat e filmave aksion është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë. 

Një person i identifikuar si Enis Vrapi tentoi t’i shpëtonte ndalimit nga policia duke kryer manovra të rrezikshme në rrugët e qytetit dhe duke përplasur disa mjete të shërbimit policor, pasi kishte qëlluar me pistoletë lodër, një mjeke.

42 vjeçari vetëm 12 ditë më parë ishte arrestuar në banesën e tij në rrugën “Fortuzi”, pasi qëllonte me një armë lodër që prodhonte zhurmë të ngjashme me armët e zjarrit, duke shqetësuar banorët përreth.

Në momentin e arrestimit, në vendngjarje u shfaq edhe nëna e të dyshuarit, e cila u filmua duke ndërhyrë fizikisht ndaj të birit.

Njoftimi i Policisë:

Rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, pasi përplasi 3 automjetet e tyre, me automjetin që drejtonte, gjatë tentativës për t’u larguar nga ambientet e QSUT, pasi kishte qëlluar me pistoletë lodër, një mjeke, kapet 42-vjeçari.

Sekuestrohet sendi me të cilin qëlloi 42-vjeçari.

Rreth orës 09:00, shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar me pistoletë lodër (me gogla), në drejtim të gjymtyrëve të poshtme, një mjeke të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", dhe ka tentuar të largohet me automjet nga ambientet e kësaj qendre.

Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje këtij shtetasi, kanë mundur ta kapin dhe kanë kryer shoqërimin e tij, në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte, 3 automjete policie. Nga përplasjet u dëmtuan lehtë 2 punonjës policie të qarkullimit rrugor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit./Versus.al

 

Poll