AKTUALITET /

Vuri bast syzet 300 euroshe për lirimin e Metës, Cakrani: Do e shikoni, vetëm bejlerët e bëjnë këtë vend

Cakrani ka shprehur bindjen se Ilir Meta do të lirohet brenda këtij muaji nga paraburgimi ku mbahet prej 21 tetorit të 2024-ës.

Shkruar nga Versus

Vuri bast syzet 300 euroshe për lirimin e Metës, Cakrani: Do e

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta foli para gazetarëve në prag të nisjes së seancës ku do të vuloset nëse dosja e klientit të tij do të kalojë për gjykim ose jo. Ai u shpreh optimist për seancën, ndërsa rikujtoi edhe bastin e vënë me gazetarët për lirimin e Metës brenda këtij muaji.

“Të jeni të bindur sot gjykata do t’i kthehet ligjshmërisë. Basti vijon, absolutisht nuk e harroj. Do ta shikoni këtu do jemi, se ju të Reportit jeni skeptikë gjithë kohën. Duhet të besoni tek bejlerët. Vetëm bejlerët e bëjnë këtë vend"- tha Cakrani mes të tjerash.  Versus.al



Poll