AKTUALITET /

Qeveria miraton vendimin për faljen e gjobave, ja cilat prej tyre do të fshihen nga sistemi

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të rëndësishëm për fshirjen ose faljen e masave administrative, vetëm tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, i cili tashmë ka hyrë zyrtarisht në fuqi duke filluar nga dita e mërkurë, pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

Shkruar nga Versus

 

Qeveria miraton vendimin për faljen e gjobave, ja cilat prej tyre do

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të rëndësishëm për fshirjen ose faljen e masave administrative, vetëm tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, i cili tashmë ka hyrë zyrtarisht në fuqi duke filluar nga dita e mërkurë, pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

Ky vendim përfshin një gamë të gjerë penalitetesh të vendosura nga gjashtë inspektorate shtetërore, përfshirë:
• Inspektoriatet vendore dhe ai kombëtar i mbrojtjes së territorit (IKMT)
• Policia e Shtetit dhe policia bashkiake
• Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU)
• Inspektorati Shëndetësor

Afati dhe procedura e faljes

Zbatimi i vendimit do të kalojë në disa faza dhe pritet të përmbyllet brenda një afati prej 60 deri në 80 ditë, sipas specifikimeve të përcaktuara në vendim:
1. Përgatitja e listave të gjobave nga institucionet përkatëse.
2. Dërgimi i kopjeve të listave në drejtoritë përkatëse.
3. Fshirja apo falja e gjobave brenda 30 ditëve nga marrja e listave.
4. Regjistrimi i vendimeve në sistemet zyrtare për çdo individ apo subjekt.

Për rastet specifike të përmendura në Kreun III, pika 3 të vendimit, afati zgjatet deri në 80 ditë.

Kush përfiton nga falja?

Vendimi parashikon fshirjen e gjobave për:
• Ndërtime të paligjshme për strehim individual, të vendosura nga IKMT, Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake.
• Subjekte agro-përpunuese, për penalitetet e vendosura nga AKU.
• Gjobat e vendosura për shkelje të masave anti-Covid, nga Inspektorati Shëndetësor.

Falja e gjobave do të mbulojë penalitetet e vendosura në periudhën 1 janar 2015 – 30 nëntor 2024.

Ankimimi dhe procedurat për individët

Personat që konstatojnë se nuk u është fshirë gjoba, pavarësisht se përfshihen nga vendimi, duhet të paraqesin kërkesë pranë institucionit përkatës që ka vendosur penalitetin. Institucionet kanë detyrimin të shqyrtojnë dhe përditësojnë listën përkatëse të debitorëve.

 Kostoja e zbatimitTë gjitha shpenzimet administrative për realizimin e këtij procesi do të përballohen nga vetë institucionet përkatëse dhe nuk do të rëndojnë mbi qytetarët apo bizneset përfituese. /Versus.al/

Tags:

gjoba vendim

Poll