AKTUALITET /

Qeveria ndryshon ligjin! Kazino vetëm me certifikatë 5 yje

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një ndryshim të rëndësishëm në vendimin nr. 690, datë 2.9.2020, që lidhet me kriteret shtesë për subjektet që aplikojnë për licencë në fushën e lojërave të fatit, konkretisht për kategorinë “kazino”.

Shkruar nga Versus

 

Qeveria ndryshon ligjin! Kazino vetëm me certifikatë 5 yje

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një ndryshim të rëndësishëm në vendimin nr. 690, datë 2.9.2020, që lidhet me kriteret shtesë për subjektet që aplikojnë për licencë në fushën e lojërave të fatit, konkretisht për kategorinë “kazino”.

Sipas ndryshimeve të publikuara, një nga kriteret e reja të detyrueshme për të gjithë aplikantët është që të jenë të certifikuar ose të klasifikuar sipas pikës 2, të nenit 35 të ligjit nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit”, si dhe të operojnë në një strukturë akomoduese të klasifikuar si hotel me 5 yje, apo që përmbush kushtet për këtë klasifikim.

Çfarë parashikojnë ndryshimet konkrete:

Shtesa në pikën 1 të kreut III:
Aplikantët duhet të jenë të certifikuar ose të klasifikuar në përputhje me legjislacionin në fuqi për lojërat e fatit.
Shtesa në pikën 2:
Aplikantët duhet të ofrojnë një certifikatë klasifikimi me 5 yje ose vërtetim zyrtar nga autoritetet përkatëse që konfirmon se hoteli ku operon kazinoja plotëson kriteret për klasifikimin me 5 yje.

Ky ndryshim e bën më të qartë lidhjen ndërmjet luksit të strukturës akomoduese dhe lejimit të funksionimit të një kazinoje në territorin shqiptar.

Kriteret ekzistuese për licencim:

Përveç detyrimit të ri për klasifikimin me 5 yje, kriteret kryesore për subjektet që aplikojnë për licencë për “kazino” mbeten:

Subjekti duhet të jetë shoqëri aksionare me seli në Shqipëri.
Objekt i vetëm i veprimtarisë duhet të jetë loja e fatit sipas licencës përkatëse.
Duhet të ketë eksperiencë të dokumentuar në këtë fushë.
Kapitali i shoqërisë duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë të reja (rreth 12 milionë euro).
Të përmbushë detyrimet tatimore dhe ligjore sipas ligjit shqiptar. /Versus.al

 

Poll