AKTUALITET /

Qindra makina të bllokuara në Xibrakë, trafik kilometrik

Qindra makina janë bllokuar mbrëmjen e sotme në rrugën e kthimit të tyre nga juglindja për në Tiranë. Sipas disa raportimeve të ardhura në redaksinë e lapsi.al shkak është bërë bllokimi në Xibrakë ku po punohet për projektin e Korridorit 8.

Shkruar nga Versus

Qindra makina të bllokuara në Xibrakë, trafik kilometrik

Qindra makina janë bllokuar mbrëmjen e sotme në rrugën e kthimit të tyre nga juglindja për në Tiranë.

Sipas disa raportimeve shkak është bërë bllokimi në Xibrakë ku po punohet për projektin e Korridorit 8.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes thuhet se po punohet tek një urë dhe kjo ka bërë që qarkullimi të kryhet me një sens.

Në këtë zonë është vendosur edhe një semafor, por këtë diel ka qenë e pamundur të përballojë fluksin për shkak të kthimit të pushuesve nga Korça apo Pogradeci.

Nga dëshmitë e ardhura në adresën tonë thuhet se trafiku ka shkuar deri në 26 kilometra dhe se kanë mbi 2 orë e gjysmë që makinat nuk lëvizin. Nga autoritetet nuk ka endë asnjë reagim.

Qindra makina të bllokuara në Xibrakë, trafik kilometrik

Poll