AKTUALITET /

“Qofsh i xhenetit yll”, do festonte 15 vjetorin/ Momentet e trishta kur prindërit e Martin Canit shkojnë me lule të bardha në vendin ku prehet

Nuk kishte të qeshura fëmijësh, shokët e shoqet të Martinit në shtëpinë e tij, e as dhurata të mbështjella bukur. Në vend të tyre, prindërit e Martinit u zgjuan me një boshllëk në zemër.

Shkruar nga Versus

“Qofsh i xhenetit yll”, do festonte 15 vjetorin/ Momentet e trishta

Sot, ky 13 prill, do të ishte një ditë ndryshe për familjen Cani. Një ditë që dikur mbushej me gëzim, me një tortë e me qirinj që biri i tyre, Martini i frynte.

Sot, ai do të mbushte 15 vjeç, por ky përvjetor, ndryshe nga çdo tjetër, nuk u prit me festë. Nuk kishte të qeshura fëmijësh, shokët e shoqet të Martinit në shtëpinë e tij, e as dhurata të mbështjella bukur. Në vend të tyre, prindërit e Martinit u zgjuan me një boshllëk në zemër.

Me duart që i dridheshin dhe  shpirtin që i “lëngon” për humbjen e të voglit të tyre, ata me lule të bardha dhe disa tullumbaca shkuan këtë të diel në varreza.

“Qofsh i Xhehnetit ylli më i bukur i qiellit”, shkruhej në lulet që u lanë të vendosura përmbi varrin e tij.

Martini iku nga kjo botë shumë shpejt. Bashkëmoshtatari i tij, Mario Përlleshaj, i preu jetën në mes mesditën e 18 nëntorit. Jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, adoleshenti e qëlloi me thikë, e fatkeqësisht Martini nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.


Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: