AKTUALITET /

Qytetari e denoncoi në SPAK se nuk i kishte shlyer borxhin, GJKKO pushon hetimet ndaj deputetit të PS

Shkruar nga Versus

Qytetari e denoncoi në SPAK se nuk i kishte shlyer borxhin, GJKKO pushon

Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka pushuar hetimet ndaj deputetit socialist Agron Çela.

Për këtë të fundit, një qytetar kishte dorëzuar një padi në SPAK ku e akuzonte deputetin se nuk i kishte shlyer një borxh.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ligjvënësi tashmë ia kishte kthyer qytetarit detyrimin dhe për pasojë, SPAK kërkoi pushimin e hetimeve.

Çela ka qenë më herët deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim (tashmë Partia e Lirisë). Në nëntor të vitit të kaluar ai u thirr në SPAK ku qëndroi për rreth 2 orë dhe pasi doli mohoi që të ishte pyetur për dosjen “CEZ-DIA’ për të cilën sot ndodhet pas hekurave kreu i PL, Ilir Meta.

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”- shprehej Çela asokohe për mediat. Versus.al

Tags:

agron cela

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: