AKTUALITET /

Ra nga lartësia në 'Majën e Thatë' e humbi jetën, nxirret trupi i 30-vjeçarit, shpëtohen dhe 3 shqiptarë nga Kosova

Ekipet e shpëtimit ka në nxjerrë gjithashtu dhe tre shtetas të tjerë po nga Kosova që kishin mbetur të bllokuar por që ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Shkruar nga B.SH

Ra nga lartësia në 'Majën e Thatë' e humbi

Pas më shumë se 24 orë kërkimesh, forcat e kërkim-shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të shtetasit L.A, 30 vjeç, i cili një ditë më parë kishte rënë në një humnerë në vendin e quajtur “Maja e Thatë”.

Ekipet e shpëtimit ka në nxjerrë gjithashtu dhe tre shtetas të tjerë po nga Kosova që kishin mbetur të bllokuar por që ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Operacioni i kërkim -shpëtimit rinisi mëngjesin e sotëm dhe sipas burimeve të Versus.al. 30 vjeçari ishte pjesë e një grupi alpinistësh që ishin nisur nga zona e Malit të Zi dhe kanë ecur në bjeshkët në zonat kufitare, derisa kanë hyrë në Shqipëri, ku fatkeqësisht alpinisti ka rrëshkitur dhe ka ndërruar jetë.

Tropojë /Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetas kosovar, i cili në vendin e quajtur “Maja e thatë”, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, kishte rënë nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën , ju informojmë se;

Kërkimet kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Tropojë së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës.

Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit L. A., 30 vjeç, i cili do të transportohet drejt morgut.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al