AKTUALITET /

Raportimet në media, reagon KLP: Të mos cënohet jeta personale, dinjiteti dhe pavarësia e prokurorëve

Në një deklaratë për mediat, KLP shpreh vlerësimin e saj për rolin e medias në informimin e publikut, por apelon që raportimi të jetë objektiv dhe i paanshëm, duke shmangur etiketimet dhe interpretimet që mund të dëmtojnë besimin e qytetarëve tek drejtësia.

Shkruar nga Versus

Raportimet në media, reagon KLP: Të mos cënohet jeta personale,

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar se fundmi, duke marrë shkas nga raportimet dhe akuzat ndaj disa gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ndarjen e informacionit të dosjeve hetimore me opozitën, duke shkelur ligjin.

Në një deklaratë për mediat, KLP shpreh vlerësimin e saj për rolin e medias në informimin e publikut, por apelon që raportimi të jetë objektiv dhe i paanshëm, duke shmangur etiketimet dhe interpretimet që mund të dëmtojnë besimin e qytetarëve tek drejtësia.

Këshilli thekson se çdo devijim nga standardet profesionale të gazetarisë mund të cenojë pavarësinë e prokurorëve dhe të ndikojë në perceptimin publik për sistemin e drejtësisë.

DEKLARATË PËR MEDIA E KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vlerëson misionin e medias së pavarur për informimin e publikut, duke respektuar parimin e objektivitetit dhe atë të mos cenimit të dinjitetit njerëzor, të familjes dhe mbrojtjes së jetës private.
Me qëllim që të garantohet autoriteti dhe paanshmëria e sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i bashkohet qëndrimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor në mbështetje të të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, lidhur me disa raportime mediatike që mund të rezultojnë në cenim të integritëtit dhe pavarësisë së tyre.

Etiketimet e përdorura, vlerësimet e njëanshme, pa shqyrtime të kujdesshme dhe objektive, siç e kërkon gazetaria profesionale, devijojnë raportimin e paanshëm dhe të balancuar nga media. Kjo mund të sjellë një informim jo-profesional dhe cenim të besimit të publikut tek drejtësia.

Drejtësia e pavarur dhe profesionale duhet të prevalojë në çdo rast, ndaj nxisim bashkëpunimin me median për një raportim të drejtë, të balancuar dhe të verifikuar.

Tags:

klp

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: