AKTUALITET /

Rastësisht në berberhane, zbardhet dëshmia e policit të pranishëm në atentat, përdori armën e shërbimit

Shkruar nga Versus
Rastësisht në berberhane, zbardhet dëshmia e policit të
Shenjat e plumbave në xhamin e berberhanes

Një efektiv policie ka qenë i pranishëm rastësisht në berberhanen ku qëllua me breshëri armësh mbrëmjen e djeshme në Rrilë të Lezhës.

Ai ka treguar për grupin hetimor se ndodhej jashë shërbimit në momentin kur ndodhi ngjarja dhe ishte detyruar të përdorte armën duke qëlluar me objektiv neutralizimin e autorëve.

Sipas tij, ka qenë e pamundur të identifikonte autorët që hapën zjarr drejt tyre. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja ku dyshohet se shënjestër ishte nipi i fisit të Nikulajve, por mbeti i plagosur edhe berberi 30 vjeçar, Sokol Daci. Versus.al

Poll