AKTUALITET /

RENEA ‘del huq’ sërish me ‘ushtarin’ e Martinajt! Eljo Hato i pakapshëm, shoqërohet vëllai i tij dhe 5 persona

Në 2018-ën, Eljon Hato dhe Ervis Martinaj u plagosën pas përplasjes me armë zjarri me truproj e Ervin Matës. Ndërsa në 2021-in, Hato u shpall në kërkim për operacionin "Metamorfoza".

Shkruar nga Versus
RENEA ‘del huq’ sërish me ‘ushtarin’ e Martinajt!
Fotomontazh: Ervis Martinaj, Eljon Hato (në mes), një efektiv i RENEA-s

Shkodër- Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, forcat “RENEA” kanë zhvilluar një tjetër operacion në zonën e Rrethinave me qëllim kapjen e Eljon Hatos, të njohur ndryshe si “ushtar” i biznesmenit të zhdukur, Ervis Martinaj.

Duke qenë se arrestimi i Hatos dështoi sërish, në polici janë shoqëruar 6 persona për t’u marrë në pyetje, mes të cilëve është edhe vëllai i Hatos.

Krahu i djathtë i Martinajt, ka qenë disa herë subjekt i kërkimeve nga forcat e policisë, por ende nuk është kapur. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për dekonspirim të operacionit, apo i riu nuk ka qenë në banesë.

Eljon Hato u shpall në kërkim në 2023-it pas operacionit “Metamorfoza” që solli lëshimin e 15 urdhër-arresteve, mes tyre edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-shefi i Operacionales Oltion Bitri i cili shfaqej në komunikimet e Sky Ecc teksa informonte grupet kriminale.

Biznesmeni Ervis Martinaj, i zhdukur prej gushtit të vitit 2022, ishte shfaqur me Eljon Haton në vitin 2018 në një lokal të zonës së ish-bllokut ku pas një përplasje me armë zjarri mbeti i vrarë truproja e tij Fabian Gaxha. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: