Janë publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2025, i cili u zhvillua nga mbi 25 mijë maturantë në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare, 25,712 maturantë iu nënshtruan këtij provimi.
Ndër ta, 365 maturantë morën notën 4.00, duke rezultuar mbetës. Në anën tjetër, vetëm 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke u vlerësuar si ekselentë në këtë lëndë të rëndësishme të arsimit parauniversitar.
Kalueshmëria e këtij provimi rezulton shumë e lartë, me 98.58%, ndërsa nota mesatare e maturantëve në këtë testim ishte 6.87 – një tregues që flet për një nivel të përgjithshëm mesatar të përgatitjes. /Versus.al







