AKTUALITET /

Rrufeja godet për vd*kje çobanin 47 vjeçar në Pogradec! Ngordhin edhe 20 krerë bagëti

Shkruar nga Versus

Rrufeja godet për vd*kje çobanin 47 vjeçar në Pogradec!

Korçë- Një fatkeqësi ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit ku një 47 vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja.

Viktima punonte si çoban dhe po ruante bagëtitë në momentin kur ka rënë rrufeja dhe e ka lënë të vdekur në vend. Si pasojë e shkarkesës elektrike kanë ngordhur edhe 20 krerë bagëti të imëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa në fshat ka mbërritur edhe grupi hetimor. Versus.al

Poll