
Fier- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përjashtuar nga radhët e policisë shefin e regjimit të brendshëm në Lushnjë, Irakli Lekën i cili dyshohet se merrte para nga të dënuarit në këmbim të dhënies së lejes së përkohshme për ta.
Po ashtu janë pezulluar nga puna drejtori dhe nëndrejtori i burgut të Lushnjës. Pas përjashtimit të Lekës nga puna, është bërë i mundur edhe arrestimi i tij. Rasti u publikua nga emisioni investigative “Stop” ku Leka u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje të përkohshme për njërin prej të dënuarve. Brenda 30 minutash nga publikimi i materialit, është bërë i mundur arrestimi i punonjësit.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Versus.al







