AKTUALITET /

Shtyhet sërish seanca për Ilir Beqajn për dosjen e “Sterilizimit”, arsyeja

Seanca ndaj Ilir Beqajt për dosjen e “Sterilizimit” u shty përsëri pasi munguan avokatët mbrojtës, ndërsa ish-ministri kërkoi që gjykata të verifikojë vetë kontratën, duke pretenduar se prokuroria nuk e ka shqyrtuar atë.

Shkruar nga Versus
Shtyhet sërish seanca për Ilir Beqajn për dosjen e
Ilir Beqaj

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me dosjen e koncesionit të “Sterilizimit”, është shtyrë edhe këtë të hënë për shkak të mungesës së dy avokatëve të tij mbrojtës.

Gjatë seancës, Beqaj u kërkoi gjyqtarëve të verifikojnë vetë kontratën e sterilizimit, duke pretenduar se prokurorët nuk e kanë inspektuar asnjëherë, ndonëse ajo përfundon më 8 mars.

Ai deklaroi se akuza për krijim grupi kriminal është e pabazë dhe se vizita në terren do të tregonte realitetin e kontratës.

Ish-ministri ndodhet prej më shumë se një viti në paraburgimin e Durrës, pasi u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK dhe masë sigurie të caktuar nga GJKKO, në kuadër të hetimeve për skandalin me fondet e SASPAC.

Përveç kësaj çështjeje, Beqaj po hetohet edhe për koncesionin e sterilizimit në sektorin shëndetësor, për të cilin u zhvillua seanca e fundit gjyqësore./Versus.al

Tags:

ilir beqaj

Poll