Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet për disa të pandehur të akuzuar si të përfshirë në marrjen e ryshfetit në këmbim të lirimit të patentave të pezulluara si pasojë e shkeljeve rrugore.
Ndaj ish-anëtarit të komisionit të gjobave, Alid Ndreu është shtuar dënimi duke e dënuar këtë fundit me 2 vite e 8 muaj burg. Gjykata la në fuqi vendimin e dënimit për personin që tentoi ta korruptonte Ndreun si dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në skemën kriminale në bazë të të cilës personat të cilëve u ishte bllokuar patenta, tentonin të paguanin para për të marrë sërish lejen e drejtimit.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin Alkid Ndreu me këtë ndryshim:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndreu për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 259 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Deklarimin e fajtor të të pandehurit Ndreu për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin L.B.), parashikuar nga neni 259, paragrafi 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuriN. dënohet me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet burgim
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit N. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin E.P., me këtë ndryshim:
Deklarimin fajtor të të pandehurit P., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri P. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit E.P. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.
Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin E.P. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin L.B.), parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për rastin R.O.), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin R.O. me këtë ndryshim:
Deklarimin fajtor të të pandehurit O., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri O. dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e gjashtë muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit O. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (vit) burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin L.B. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 244 paragrafi 1 dhe 25 i K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin E.S. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 të K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin S.T. si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit T. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244 paragrafi 2 dhe 25 të K. Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit T. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.
Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryhet puna në interes publik nga i pandehuri T., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.
Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin K.Xh. si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Xh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit K.Xh. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.
Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin A.L. me këtë ndryshim:
Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit A.L. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.
Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin Vilson Zelia për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë
Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin E.B. si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri S.G. (B.) ndaj vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pjesët e tjera të tij.
Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve apelues solidarisht. Versus.al








