
Një ngjarje e trishtë tronditi opinionin publik ditën e sotme, kur një 20-vjeçar, Guido Dervishllari, i dha fund jetës duke u vetëvarur në qytetin e Pogradecit. Shkaqet dhe rrethanat që e çuan në këtë veprim janë ende të panjohura, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë detaje.
Në rrjetet sociale ka pasur reagime prekëse, ku miku i tij i ngushtë, Artin Halili, shprehu dhimbjen dhe keqardhjen për humbjen:
“Fluturo në parajsë vëllai im, më preve krahët. Sa projekte kishim, sa ëndrra kishe. Zoti të pastë pranë vetes, inshaallah!”
Ky rast tragjik vjen vetëm pak ditë pasi një 35-vjeçar në Korçë u vetëvar, duke tronditur po ashtu familjen dhe komunitetin aty. Versus.al







