
Edhe këtë vit, vizita e Samir Manes në Panairin e Librit në Tiranë nuk kaloi pa u vënë re. Fotografi jonë ka fiksuar momentet kur ai shfleton librat mes stendave, një ritual i përvitshëm për sipërmarrësin që, pavarësisht axhendës së ngarkuar, gjen gjithmonë kohë për të zgjedhur titujt e rinj.
Në mënyrë ekskluzive, mësohet se cilët libra ka blerë këtë vit Samir Mane, një listë që çdo vit ngjall kureshtje te publiku. Titujt e blerë:
* “Ndëshkimi i dytë i Evës”– Artan Fuga
* “Shakaja”– Milan Kundera
* “Të vërtetat që besoj”–Agron Aranitasi
* “Të poshtëruar: Të mbijetosh në botën e ekstremeve” – Lea Ypi
* “Një ditë tjetër”– Mira Kazhani
* “11 Presidentët”– Roland Qafoku
* “Historia e filozofisë perëndimore”– Bertrand Russell
Vizita e Manes, sipërmarrësi i vetëm shqiptar në listën e Forbes, në Panair është kthyer tashmë në një interes të përvitshëm për faktin se zgjedhjet e tij të leximit shtojnë çdo vit një tjetër kuriozitet: çfarë ka tërhequr vëmendjen e tij këtë herë? Versus.al
