AKTUALITET /

Bëri transplant flokët më pas edhe një ndërhyrje dentare, humb jetën 36-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Versus
Bëri transplant flokët më pas edhe një ndërhyrje
Mentor Rama

Një 36-vjeçar shqiptar humbi jetën në Stamboll të Turqisë pasi i ishte nënshtruar transplantit të flokëve dhe një ndërhyrje dentare.

Mentor Rama ishte akomoduar në një hotel në Sisli-t, pranë klinikës ku bëri transplantin dhe një ditë më vonë, kreu ndërhyrje dentare, por pak minuta më vonë u rrëzua pa ndjenja në hotel.

Mediat turke raportojnë se 36-vjeçari me shtetësi britanike u dërgua me urgjencë në spitalin Seyrantepe Hamidiye Etfal, po fatkeqësisht humbi jetën.

Pas autopsisë së ekspertëve mjekoligjor, trupi i të ndierit iu dorëzua familjarëve, ndërsa policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Poll