AKTUALITET /

Sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit, detaje nga vrasja e Klaudio Prendit: Viktima kishte konflikte të hapura

Një prej pistave të hetimit lidhet edhe me profesionin që Fran Prendi, babai i viktimës ka pasur më herët si gjyqtar i dosjeve të bujshme.

Shkruar nga Versus

Sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit, detaje nga vrasja e Klaudio Prendit:

Detaje të reja janë zbardhur nga pistat e hetimit për vrasjen e 28 vjeçarit Klaudio Prendi mbrëmjen e djeshme në zonën e Xhamllikut.

Autorët dyshohet të kenë qenë tre persona, ndërsa vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me pistoletë me silenciator drejt Prendit menjëherë sapo i riu kishte dalë nga lokali dhe po hipte në makinën e tij.

28 vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim më herët për të shtëna me armë zjarri në Pukë, sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe mësohet se kishte shumë konflikte. Një prej pistave të hetimit është edhe vrasja për shkak të profesionit të babait të tij, ish-gjyqtarit Fran Prendi i cili para se të dorëhiqej në vitin 2020, kishte pasur në duar dosje të bujshme.

Kanë qenë shokët e viktimës ata të cilët e kanë transportuar drejt spitalit ku fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të marra në kokë dhe gjoks.

Ndryshe nga atentatet e tjera, arma e krimit nuk është gjetur në makinën e djegur pranë liqenit të Farkës. Aty autorët dyshohet se janë marrë nga një tjetër person me makinë. Versus.al

Poll