Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një atentat mafioz është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Xhamllikut në Tiranë ku viktimë mbeti 28 vjeçari Klaudio Prendi. I riu u qëllua me breshëri plumbash sapo doli nga lokali ku po qëndronte dhe po hipte në makinën e tij. *Ai mori plagë në gjoks dhe në kokë dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ndërroi jetë. *Autorët e kishin mbajtur nën vëzhgim dhe mësohet se përdorën silenciator për të qëlluar me armë zjarri. Pas atentatit, një makinë e djegur u gjet në Farkë. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Ndërsa mësohet se Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.
Rikthehen atentatet mafioze në Tiranë, dy të ekzekutuar brenda 5 ditëve! Asnjë autor i arrestuar

Kur dukej se kryeqyteti kishte rënë në qetësi për një farë kohe nga atentatet me të vrarë, në një hark kohor prej 5 ditësh, janë ekzekutuar me armë zjarri dy persona në zona të populluara të kryeqytetit.
Të dyja ngjarjet kanë qenë atentate të mirëfillta mafioze me organizim dhe fshehje gjurmësh nga ana e autorëve të cilët ende nuk janë gjetur.
Vrasja e biznesmenit
Pesë ditë më parë, u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 52 vjeçar Eduart Reçi ndërkohë që ky i fundit ishte duke pastruar pranë oborrit të një prej pallateve të ndërtuara nga kompania e tij. Autori/ët përdorën një metodë të pazakontë për të fshehur të shënën me armë, duke hedhur fishekzjarre.
Plumbi që dyshohet të jetë qëlluar nga ndonjë lartësi e pallateve pranë, e kapi biznesmenin në kokë duke e plagosur rëndë. Pasi u transportua në spitalin e Traumës ai ndërroi jetë. Arma e përdorur fillimisht u dyshua të kishte qënë snajper më pas pistoletë sportive. Por ende nuk ka një përfundim konkret nga policia, ndërkohë që familjarët e viktimës pretenduan se 52 vjeçari nuk kishte konflikt me askënd.
Reçi kishte mbajtur më herët edhe postin e drejtorit në një prej drejtorive të Shërbimit Informativ Shtetëror. I vetmi denoncim i bërë prej tij rezulton në 2015-ën për një konflikt pronësie.
Ekezkutimi i djalit të ish-gjyqtarit
Pas mesnatës së mbrëmshme, u ekzekutua me armë zjarri Klaudio Prendi, 28 vjeçari i cili rezulton të jetë edhe djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.
Autorët të mirëorganizuar e kishin ndjekur të riun gjatë gjithë kohën dhe pritën momentin kur ai doli nga lokali ku po qëndronte në zonën e Xhamllikut për ta ekzekutuar me breshëri plumbash duke përdorur armë me silenciator.
E njëjta skemë e përdorur në atentatet e tjera u përsërit edhe këtë herë, me një makinë të shkrumbuar pranë liqenit të Farkës e cila dyshohet të ketë qenë e autorëve. Policia po punon për kapjen e tyre, ndërkohë që në Tiranë janë rikthyer atentatet mafioze oa u frikësuar nga policia. Versus.al
FOTO/ U ekzekutua me breshëri plumbash, kush është Klaudio Prendi? Një vit më parë qëlloi me armë
Tiranë- Personi që shihni në foto është 28 vjeçari Klaudio Prendi, i riu që u ekzekutua me breshëri plumbash në zonën e Xhamllikut.
Mësohet se autorët e kanë mbajtur në vëzhgim derisa Prendi ka dalë nga lokali rreth orës 02:30 pas mesnate dhe në momentin që ka hipur në makinë kanë hapur zjarr drejt tij me një armë me silenciator.
Mësohet se Klaudio Prendi nuk është emër i padëgjuar për policinë, pasi përveçse djali i ish-gjyqtarit të shkarkuar nga Vettingu Fan Prendi, viktima rezulton që një vit më parë të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër në qytetin e Pukës. Asokohe i riu u shpall në kërkim për ngjarjen, motivet e të cilës ende nuk janë zbardhur. Versus.al
Tirana s’gjen qetësi, ekzekutohet me armë zjarri djali i ish-gjyqtarit! Autorët djegin makinën në Farkë

Tiranë- Pa kaluar ende 24 orë nga vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës, kryeqyteti është tronditur nga një tjetër vrasje, këtë herë tipike mafioze, ku mbeti viktimë 28 vjeçari Klaudio Prendi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 pas mesnate kur Prendi sapo kishte dalë nga një prej lokaleve ku ishte duke qëndruar në zonën e Xhamllikut.
Me të hipur në makinë drejt tij u zbraz breshëri plumbash nga një armë me silenciator. Fillimisht i riu u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.
E njëjta skemë si në atentatet e tjera kriminale, u përdor edhe këtë herë. Autorët dogjën në Farkë makinën me targa të huaja për të zhdukur gjurmët. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Klaudio Prendi njihet edhe si djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Një vit më parë ishte shpallur në kërkim për të shtënat me armë zjarri në ajër në qytetin e Pukës. Versus.al







