AKTUALITET /

Sekuestrohen pajisjet përgjuese të italianëve në Portin e Durrësit, dyshime se janë përdorur në përgjime

Ndërkohë 3 italianët e ndaluar disa ditë më parë janë lejuar të largohen drejt Italisë ende pa u zbardhur çështja.

Shkruar nga Versus

Sekuestrohen pajisjet përgjuese të italianëve në Portin e

Ditë më parë në Portin e Durrësit u ngrit alarmi për pajisje përgjimi të sofistikuara me tre shtetas italianë, dy prej të cilëve rezultonin të ishin zyrtarë të Guardia di Finanza.

Policia ka sekuestruar pajisjet e përgjimit dhe për to po kryhet një akt ekspertimi i plotë. Ndërsa shtetasit italiane pasi u morën në pyetje, janë lejuar të largohen drejt Italisë.

Ende nuk është hedhur dritë mbi ngjarjen, por deri më tani raportohet se pajisjet mund të jenë përdorur për të kryer përgjime në Durrës. Zhvillimet vijnë në një kohë kur ditë më parë SPAK dhe autoritetet italiane njoftuan tjetër goditje ndaj grupit të Troplinëve, konkretisht Elvis Doçit, ‘Visit të Pojës’ për tonelata me kokainë e heroinë të kaluara nga Shqipëria drejt Italisë.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shtetërore mbi pajisjet përgjuese dhe as për arsyen pse italianët e ndaluar, u lejuan të largoheshin pa u sqaruar çështja. Versus.al

Poll