
Vlorë- Një mosmarrëveshje për kohëzgjatjen e qëndrimit në një dhomë me qira është bërë shkak për përshkallëzimin e një konflikti në lagjen ’10 korriku’ ku mbeti i plagosur pronari i banesës.
Mësohet se qiramarrësi Klevis Aliaj, është konfliktuar verbalisht me pronarin B.L,53 vjeç. Më pas sherri ka degraduar dhe Aliaj e ka plagosur me thikë pronarin e banesës duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
I dyshuari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore. Versus.al

