AKTUALITET /

Vrasja e mbetur në tentativë në Berat, ekstradohet 46 vjeçari i arrestuar në Spanjë (EMRI)

Shkruar nga Versus

Vrasja e mbetur në tentativë në Berat, ekstradohet 46

Një 46 vjeçar i identifikuar si Ermal Gora është ekstraduar ditën e sotme nga Spanja ku ishte arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për një atentat të mbetur në tentativë në Berat në maj të vitit 2023.

Gora akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje si dhe armëmbajtje pa leje. Në maj të vitit 2023 së bashku me dy persona të tjerë Gora tentoi të vriste një person, por atentati u parandalua falë ndërhyrjes së policisë.

Plani i tyre dështoi pasi u pikasën nga policia e Beratit. Në hyrje të qytetit ata pyetën banorët se ku ndodhej lagjia “Kala” ku edhe lëvizte shpesh shpënjestra e tyre. Pas ndërhyrjes së policisë, u gjetën dhe sekuestruan një motor që figuronte i vjedhur dy skafandra  veshje kamuflazhi xhupa meshini dy radio marrëse -dhënëse një  armë zjarri automatik me silenciator ,dylbi,dorashka lëkure,një mjet prerës"thikë"një sasi municioni luftarak bidona me benzin dhe disa sende të cilat do përdoreshin për të realizuar atentatin eliminimin e personit shënjestër.

Vrasja e mbetur në tentativë në Berat, ekstradohet 46

Asokohe të tre personat e dyshuar të identifikuar si Ermal Gora, Hamit Berisha dhe Arli Shehu, arritën t’i shpëtonin policisë dhe dy prej tyre tashmë janë të arrestuar. Versus.al

Poll