AKTUALITET /

Sërish lëvizje në kupolën drejtuese të policisë, Ilir Proda ndryshon drejtorët e Elbasanit dhe Korçës

Ende nuk dihen arsyet e këtyre emërimeve të reja me urdhër të Ilir Prodës.

Shkruar nga Versus

Sërish lëvizje në kupolën drejtuese të policisë,

Në strukturat drejtuese të policisë vendore vijojnë ndryshimet me urdhër të kreut të Policisë së Shtetit Ilir Proda.

Ky i fundit firmosi emërimet e reja për qarkun e Korçës dhe të Elbasanit. Në Korçë u emërua drejtor Uljan Shpataraku, ndërsa Erion Ahmeti që mbante këtë post është transferuar si drejtor i policisë në Elbasan.

Drejtori Ilir Proda ka bërë ndryshime të shumta ditët e fundit, por pa një arsye konkrete duke lënë të kuptohet se lëvizjet janë si pasojë e ultimatumeve të vendosura nga kryeministri Edi Rama për kontrollin e territorit. Versus.al

Poll