Duke nisur nga sot, drejtuesit e automjeteve do të mund të kryejnë online pagesën e taksave vjetore të makinave të tyre.
Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi të tij në rrjetet sociale ku thuhet se pagesa mund të bëhet online nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan kreu i qeverisë.
Ky lloj shërbimi online pritet të sjellë kursim të kohës për shumë qytetarë si dhe reduktim të radhëve në zyrat e DPSHTRR. Versus.al







