Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj industrisë serbe të naftës. Në një konferencë për mediat Presidenti i Serbisë ka thënë se këto veprime të ndërmarra janë të rënda dhe serioze, prandaj Serbia do të kërkojë largimin e pronësisë ruse.
“Plani për transformimin e pronësisë duhet të miratohet nga OFAC (Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja), brenda Departamentit amerikan të Thesarit. Ata nuk lejojnë mundësinë e 49 për qind ose më pak kapital rus”, tha Presidenti Serb.
Ndër të tjera, Vuçiç shpjegoi se Serbisë i janë vendosur afate për transformimin e NIS. Ai theksoi se ky proces do të mund të vazhdojë të funksionojë vetëm “në mënyrë të rregullt, ndërsa transformimi i pronësisë duhet të fillojë menjëherë”.
Vuçiç këtë veprim e cilësoi si një sulm të drejpërdrejtë nga SHBA për Rusinë. /Versus.al/







