E pyetur nga gazetarët për shëndetin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, avokatja e tij e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku u shpreh se e kishte takuar dy herë dhe kishte vënë re se ishte shumë mirë.
“Ka shumë gjëra por nuk I themi dot këtu… E kam takuar dy herë. Një herë shkova dhe ishte i sëmurë. Nga ana e shëndetit fizik është top, edhe mendore është super top”- u përgjigj ajo duke thënë se për efektivitetin e mbrojtjes së ofruar prej saj duhet të pyetet vetë kryebashkiaku. Ky i fundit ishte në seancën e sotme ku iu rrëzua kërkesa për lirim nga qelia. Versus.al


