
Tiranë- Një sherr i madh ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Astirit ku disa dy kushërinj kanë dhunuar me grushte disa persona.
Mësohet se E.Xh 39 vjeç, ka marrë me vete kushëririn e tij G.L 30 vjeç dhe së bashku kanë dhunuar fizikisht ish-gruan e 39 vjeçarit B.Xh e cila bashkëjetonte me një person tjetër.
Përveç gruas, agresorët kanë goditur edhe bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e këtij të fundit të identifikuar si F.P dhe E,P.
Ditën e sotmë dy vëllezërit kanë dhunuar fizikisht 39 vjeçarin E.Xh i cili është arrestuar nga policia ndërsa kushëriri i tij është shpallur në kërkim. Për dy vëllezërit nisi procedimi në gjendje të lirë. Versus.al







