
Tiranë- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:25 brenda një lokali në zonën e Saukut.
Mësohet se dy shtetas turq janë përfshirë në sherr me njëri tjetrin dhe konflikti ka degraduar deri në përdorimin e armës. Për pasojë, ka mbetur i plagosur 39 vjeçari H.U i cili u transportua në një spital privat për të marrë ndihmë mjekësore.
Situata e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit i cili gjithashtu dyshohet të jetë shtetas turk. Versus.al

