Sarandë- Një sherr masiv është shënuar mbrëmjen e djeshme në Ksamil mes disa shtetasve turq dhe një banori të zonës.
Shkak dyshohet të jetë bërë një vend parkimi. Si pasojë e përplasjes fizike, disa persona kanë pësuar lëndime, ndërsa më pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe ka shoqëruar disa persona për në komisariatin e Sarandës. Versus.al







