AKTUALITET /

Sherret, plagosjet mes pronarëve dhe tritoli, RENEA zbarkon në Sarandë, kontrolle të shumta

Ende nuk dihet nëse ka persona të ndaluar, por që prej orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, forcat "RENEA" po kryejnë kontrolle të shumta në qytet.

Shkruar nga Versus

Sherret, plagosjet mes pronarëve dhe tritoli, RENEA zbarkon në

Forcat “RENEA” kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Sarandë dhe që prej orës 03:30 po ushtrojnë kontrolle në të gjithë qytetin. Arsyeja e kontrolleve ende nuk dihet, por dyshohet se vijnë në kuadër të ngjarjeve të ndodhura ditën e fundit ku janë raportuar vazhdimisht përplasje fizike mes pronarëve të subjekteve për shfrytëzimin e plazhit publik.

Ngjarja e fundit u shënua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kur makina e të shpallurit në kërkim Klaus Jaçaj shpërtheu si pasojë e një sasie tritoli që i ishte vendosur.

Dyshohet se shpërthimi vjen si hakmarrje e përfshirjes së Jaçajt në sherrin ku mbetën të plagosur dy persona më 17 korrik në Sarandë dhe mes agresorëve ishin edhe dy vëllezërit e rrezikshëm Ramazan dhe Erjon Canaj.

Një ngjarje e rëndë u raportua më pas edhe në Ksamil ku dy pronarë hoteli dhe lokali u konfliktuan fizikisht duke bërë që njëri prej tyre të merrte dëmtime të shumta fizike.  Në të gjithë qytetin po kryhen kontrolle të shumta, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar. Versus.al

Poll