Tiranë- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në gjimnazin “Ibrahim Rugova” paraditen e sotme në Kamëz ku disa nxënës u konfliktuan me thika.
Policia bën me dije se në konflikt janë përfshirë disa nxënës të mitur të moshave 15-17 vjeç. Gjatë sherrit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po marrin deklaratat e tyre. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt. Versus.al







