AKTUALITET /

Sherri mes vajzave në Korçë: Adoleshentja që goditi me gotë 19-vjeçaren, tregon si nisi konflikti: Na tha ku**a

Një nga vajzat e përfshira në këtë ngjarje ka dhënë një version të saj për Euronews Albania. Ajo ka treguar se gjithçka nisi kur ajo dhe mikeshat e saj ndodheshin në lokalin “Republika”, ku takuan P. M. dhe shoqen e saj.

Shkruar nga Versus

Sherri mes vajzave në Korçë: Adoleshentja që goditi me

Disa ditë më parë, u raportua një sherr masiv me të mitura që ndodhi në lokalin “Republika” në qendër të Korçës. Në këtë përplasje ishin të përfshira dy vajza, të cilat disa kohë më parë kishin shantazhuar vajza të tjera në Korçë duke postuar foto dhe video intime të tyre në rrjetet sociale.

Menaxhere të këtij grupi të dhunshëm ishin dy vajza me inicialet P. M. dhe Elvia Pinderi, e cila ishte përgjegjëse për aplikacionin “Tellonym”, një platformë anonime e lidhur me profilin në Instagram.

Një nga vajzat e përfshira në këtë ngjarje ka dhënë një version të saj për Euronews Albania. Ajo ka treguar se gjithçka nisi kur ajo dhe mikeshat e saj ndodheshin në lokalin “Republika”, ku takuan P. M. dhe shoqen e saj. Vajza të tjera, që kishin qenë viktima të shantazheve online, kishin shkuar tek tavolina e P. M. për t’i kërkuar llogari për postimet që ajo kishte bërë në rrjetet sociale.

Adoleshentja tregon se, në një moment, ka dëgjuar emrin e saj dhe është çuar për t'u sqaruar me grupin e vajzave. Ajo rrëfen se, gjatë kësaj përballjeje, P. M. nuk ka shprehur asnjë lloj pendese, përkundrazi, ajo ka ofenduar dhe sharë vajzat që kishin shkuar për t’i kërkuar llogari.

“Si gjithmonë unë e shoqet e mia shkuam në kafeneja, me pas vjen vajza që kishte hapur faqen e Instagramit me shoqen e saj. Vajzat që ishin ngjitur me tavolinat e tjera shkuan për t’u sqaruar rreth çështjes që kishte ndodhur. Në muhabet e sipër përmendet emri im, shkova u interesova. Bisedoj me vajzën që kishte hapur faqen duke e pyetur përse e bëri diçka të tillë dhe si nuk ndjente respekt apo gjynah për vajzat që kishte përmendur.

Më tha – ‘Përse vjen këtu, mos më kërko llogari’. Rrinte tërë krenari dhe thoshte se ‘Nuk keni çfarë më bëni as ju, e askush tjetër. Këtu jam sot, ndodhi c ndodhi ngelet ne te kaluarën’ e fliste pa pendesë. Nuk kërkoi falje”, tregoi e mitura.

Adoleshentja është shprehur se nga acarimi që P. M. po e ofendonte me fjalë banale, ajo ka marrë nga tavolina një gotë qelqi dhe e ka goditur në fytyrë vajzën. Ajo ka vijuar më tej duke thënë se P. M. gjithashtu ka tentuar ta godiste dhe se reagimi i saj i dhunshëm ishte për vetëmbrojtje.

“Po degradonte me fjalë banale duke na ofenduar të gjithave ne, duke na thënë fjalë si ku*va, nga acarimi i tepërt e shava dhe unë, u ndjeva e prekur, nuk jemi ne ashtu por ti. Ajo nga nervat u ngrit dhe tentoi të më godiste. Unë nga vetëmbrojta marr gotën dhe i bie në fytyrë vajzës. Të them që i kërkoj falje familjes së saj por pres të njëjtën gjë nga ajo dhe familja e saj, për mua dhe vajzat që ajo ka denigruar në faqen e Instagramit dhe kushdo që ishte përmendur aty”, tha ajo./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: