AKTUALITET /

“Shkak, gjobëvënia”/ Shpërthimi me eksploziv në restorantin "Perla e Detit”, policia zbardh ngjarjen! 3 të arrestuar!

Hetimet dyshojnë se të arrestuarit hodhën lëndë eksplozive në fasadën e biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

Shkruar nga Versus

“Shkak, gjobëvënia”/ Shpërthimi me eksploziv në

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Motivi”, duke zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse. Falë metodave proaktive dhe hetimeve intensive, janë identifikuar katër autorët e dyshuar, prej të cilëve tre janë vënë në pranga, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit të katërt.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen që ndodhi në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar shtetasit:

Jeton Lami,31 vjeç

Florin Domi, 30 vjeç

Flogert Mezhika 34 vjeç

Ndërkohë, është shpallur në kërkim E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.

Hetimet dyshojnë se të arrestuarit hodhën lëndë eksplozive në fasadën e biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

Policia njofton se vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”.

Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse.

Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.

Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.VIJON...

Poll