AKTUALITET /

Shkëndijë elektrike në kondicioner, merr flakë banesa në Korçë

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar dhe flakët u neutralizuan.

Shkruar nga Versus
Shkëndijë elektrike në kondicioner, merr flakë banesa
Foto nga vendngjarja

Korçë- Një banesë në lagjen nr.10 është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotem.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner dhe më pas është përfshirë në të gjithë banesën.

Dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po merren me shuarjen e plotë të flakëve të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar persona të lënduar dhe nuk përbëjnë rrezik për përhapjen në banesa të tjera.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes. Versus.al

Poll