
Korçë- Dy automjete janë shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një lagje të qytetit.
Mjetet ishin të parkuara në një hyrje të një pallatit pranë kryqëzimit të njohur si “1 Maji”. Njëri prej mjeteve të djegura plotësisht ishte me impiant gazi. Ndërsa të dy pronarët e makinave rezultojnë të jenë banorë të të njëjtit pallat.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit ndërsa ende nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar qëllimisht apo ka qenë aksidental. Versus.al







