AKTUALITET /

VIDEO-FOTO/Shkrumbohet makina në rrugën e Lumit të Vlorës, shkak dyshohet një defekt teknik

Zjarri ka përfshirë të gjithë automjetin, si pjesën e përparme ashtu edhe atë të pasme, ndërsa intensiteti i flakëve e ka bërë të pamundur shpëtimin e tij.

Shkruar nga Versus

VIDEO-FOTO/Shkrumbohet makina në rrugën e Lumit të Vlorës,

Shkrumbohet nga flakët një automjet, mesditën e sotme në rrugën e Lumit të Vlorës, në segmentin që lidh fshatrat Kuç dhe Qeparo.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet, i cili ishte në lëvizje në momentin kur shpërthyen flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Himarës, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë të gjithë automjetin, si pjesën e përparme ashtu edhe atë të pasme, ndërsa intensiteti i flakëve e ka bërë të pamundur shpëtimin e tij.

Sapo kanë konstatuar flakët, personat që ndodheshin në automjet kanë dalë menjëherë jashtë, duke shmangur pasoja për jetën dhe shëndetin e tyre.Versus.al

 

Poll