AKTUALITET /

Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Korçë, policia nis hetimet

Dyshimet janë se mund të kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Shkruar nga Versus

Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Korçë, policia

Korçë- Një makinë e parkuar në lagjen nr.10 të qytetit është gjetur e shkrumbuar nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit. Automjeti është në pronësi të Sterjo Gërmenit.

Zjarri ka djegur pjesërisht makinën duke shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve për të cilat nuk ka ende një pistë konkrete hetimi. Versus.al

Poll