
Tiranë- Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni kundër shitjes së drogave të forta. Në pranga kanë rënë K.P 21 vjeç dhe H.S 27 vjeç të cilët u ndaluan për kontroll nga forcat “Shqiponja” në rrugën Mine Peza.
Gjatë kontrolleve brenda mjetit tip “BMW”, shoferit K.P iu gjetën doza kokaine dhe heroine, ndërsa pasagjerit H.S iu gjetën doza kokaine.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al
