
Dibër- Disa fshatra të Bulqizës janë zbardhur nga reshjet e dëborës të cilat kanë vijuar që prej orëve të mëngjesit të sotëm, shoqëruar me temperature nën zero gradë.
Në aksin Bulqizë-Ura e Çernecit është raportuar për prezencë akulli në disa segmente të rrugës dhe për këtë arsye policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të qarkullojnë me kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore me reptësi.
Kompania mirëmbajtëse po punon për hedhjen e kripës me qëllim që të minimizohen vështirësitë e qarkullimit në vende ku ka prani akulli. Gjithashtu për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ka mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të Bulqizës. Versus.al
