
Durrës- Një 22 vjeçar me inicialet G.R është arrestuar nga policia në lagjen nr.17 pasi u kap në flagrancë me kokainë në çantën e tij dorës.
Sipas informacioneve të siguruara nga policia, dyshohet se i riu e shpërndante lëndën narkotike tek persona të tjerë në punën e Durrësit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën rreth 188.5 gramë kokainë.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

