AKTUALITET /

Shpërthejnë dy bombolat e gazit në Lezhë, kryefamiljari i përdorte për të bërë raki

Shkruar nga Versus

Shpërthejnë dy bombolat e gazit në Lezhë, kryefamiljari i

Lezhë- Magazina e një lokali të vogël është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët në Ishull-Lezhë. Flakët kanë përfshirë pjesën e pasme të lokalit duke djegur disa orendi shtëpiake.

Ka dyshime se zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimit të dy bombulave të gazit pasi kryefamiljari po bënte kazanët e rakisë dhe prandaj i kishte vënë në punë.

Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në zonë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë është arritur izolimi dhe fikja e plotë e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e tyre në pjesën tjetër të lokalit dhe në banesat përreth.

Ndërkohë është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

Poll