AKTUALITET /

Shpërthen bombola e gazit, plagoset i moshuari në Korçë

Shkruar nga Versus

Shpërthen bombola e gazit, plagoset i moshuari në Korçë

Korçë- Një incident ka ndodhur mesditën e sotme Kolonjë, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë në Leskovik.

Për pasojë ka mbetur i plagosur 67-vjeçari që ndodhej në banesë.

“Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Versus.al

Poll