
Tiranë- Një sasi tritoli ka shpërthyer në lokalin në pronësi të Arbër Sinanit në “Rrugën e Durrësit”. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm.
Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale. Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit të Sinanit.
"Nuk e di kush mund ta ketë bërë, s'kam konflikte me askënd"- mësohet të jetë shprehur pronari i lokalit në komisariat. Por burime bëjnë me dije se shkak për shpërthimin me tritol mund të jenë bërë konfliktet që Sinani ka patur për konfliktin e drogës në Gjermani.
Nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkohë që policia ka ngritur një grup hetimor për kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al







