Eskorta shqiptare shkojnë në vendet e lakmuara si Dubai, dhe në Shqipëri vijnë eskorta të huaja.
Kështu duket se po ndodh, të paktën vitet e fundit, ku janë zbuluar një sërë rastesh në Tiranë dhe në Durrës, ku ka pasur edhe dhunë mes escortave dhe klientëve të tyre.
Vajza të huaja që rekrutohen nëpërmjet faqeve të internetit dhe më tej menaxhohen nga shtetas shqiptarë ose të huaj për prostitucion, kundrejt një përqindjeje të caktuar, deri edhe në shfrytëzim nëpërmjet kërcënimeve, shantazhit dhe deri dhunës.
Rasti më i fundit (i gjashti në dy vitet e fundit), ishte ai i ditës së sotme, kur Policia e Tiranës njoftoi çmontimin e një rrjeti të organizuar prostitucioni, deri në gjobëvënie, i drejtuar nga një shtetase kineze që u arrestua dhe mikja e saj e shpallur në kërkim. 7 vajza eskorta po procedohen gjithashtu penalisht.
Strategjia është pothuajse e njëjtë, sigurimi i banesave nëpërmjet AirBNB me qira nga interneti dhe po në këtë mënyrë, kryesisht nga faqja e eskortave “Eurogirlsescort” rekrutimi i tyre.
Të dhënat tregojnë se ka vajza nga vende si Ekuadori, Tajlanda, Turqia, Kina, Filipine, Kazakistani dhe të tjera shtete. Dhe bazat e tyre vendosen kryesisht në Tiranë, ku sigurojnë banesat me qira dhe ku ka numër më të madh popullsie apo qarkullim leku, zona e bregdetit të Durrësit, që mbipopullohet nga turistët, si dhe bregdeti i jugut, kryesisht Vlora e Saranda.
30 Shtator 2022
Shtatë shtetase të huaja u arrestuan nga Policia në Tiranë pasi kishin ardhur në vendin tonë për të ushtruar aktivitetin e prostitucionit. Vajzat e huaja të moshës 21-30 vjeç, ishin me kombësi nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia. Në krye të skemës së shfrytëzimit të prostitucionit ishte 30-vjeçarja Beisi Yusmar Rojas Ruiz, nga Kolumbia, e cila kishte rekrutuar të rejat e tjera për t’i shfrytëzuar për prostitucion. Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej në disa zona të kryeqytetit, në banesa të marra me qira.
6 Mars 2024
Një rrjet prostitucioni me vajza të huaja është zbuluar edhe në Durrës, teksa pati edhe një incident dramatik para se të finalizohej aksioni policor. 23-vjeçarja Darjana Linares, e lindur në Barcelonë, u shty nga kati i dytë i hotelit ku kishte rënë dakord të kryenin marrëdhënie seksuale, pas një konflikti me 39-vjeçarin Ismet Zoto. Për pasojë ajo u plagos lehtë.
3 Maj 2024
Një tjetër rrjet prostitucioni u zbulua në Tiranë, kur një shtetas nga Venezuela, 29-vjeç, u zbulua se shfrytëzonte si punëtorë seksi dy djem të rinj, po me kombësi të huaj (homoseksualë). I dyshuari Guzman Gil Raibel Joisquel, si edhe një nga djemtë që ushtronte prostitucion, 31-vjeçari Daniele De Carli, janë arrestuar nga policia. Ata ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.
6 Maj 2024
Katër persona, mes të cilëve dhe 3 të huaj, u vunë në hetim në Durrës, pasi u akuzuan se ushtronin veprimtarinë e prostitucionit. Policia atëkohë njoftoi se aksioni u krye në apartamentin e një pallati në lagjen nr. 4. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 pasaporta, 5 celularë dhe shuma parash të valutave të ndryshme të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
26 qershor 2024
Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës në një tjetër aksion, pasi akuzohej se shfrytëzonte për prostitucion disa vajza të huaja. Në pranga ra i dyshuari Tritan Guni, ndërkohë që policia shpalli në kërkim si bashkëpunëtore motrën e tij, Bukurije Guni. Tre gra nga Kazakistani dhe 1 nga Kolumbia kanë qenë pjesë e grupit ‘Escort Tirana’.
Dhe rasti i sotëm, që mund ta lexoni në linkun më poshtë.







